English

Nikolla: MiniSaliu me emrin Basha, nuk i gënjen dot qytetarët

Tiranë, 2 prill 2011, NOA- Lindita Nikolla, kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare të Njësisë Bashkiake nr. 1 në Tiranë, sulmoi kandidatin e maxhorancës për kryeqytetin Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk ka lidhje me Tiranën.

Anëtarja e Kryesisë së selisë rozë e akuzoi sërish ish-ministrin Basha për vrasjen e 4 personave në 21 janar, pasi sipas saj është përgjegjësia direkte e kandidatit të Saliut.

Ndër të tjera ajo tha: “Luli i Saliut bëri dje një xhiro nëpër Ali Dem dhe si gjithmonë na tregoi se nuk ka lidhje me Tiranën, hallet e qytetarëve të saj dhe punët e menaxhimin e këtij qyteti. Por përpara se të dalë e të buzëqeshë në këto shëtitje të tij kandidati i Saliut për Tiranën bën mirë t’u shpjegojë banorëve të kryeqytetit sesi vodhi 200 milion euro kur ishte ministër transporti”.

Nikolla e etiketoi kandidatin Basha, si miniSali duke i kërkuar atij shpjegime se përse firmosi shitjen e territorit detar të Shqipërisë kur ishte ministër i jashtëm, si dhe përse pushkatoi katër shqiptarë të pafajshëm në bulevard në 21 janar.

Sipas saj, qytetarët e Tiranës nuk gënjehen lehtë dhe ata do i thonë njëzëri kurrë më Saliut e Salinjve.

a.y/NOA

KOMENTE