Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buffon dhe Seredova, puthje në televizion
English

Buffon dhe Seredova, puthje në televizion

Torino, 3 Prill NOA - Qershorin e ardhshëm (me sa duket me 14) Gigi Buffon dhe Alena Seredova do të kenë martesën e tyre të shumëpritur. Ceremonia me sa duket do të zhvillohet në Pragë, qytet në të cilin nusja e ardhshme ka lindur dhe është rritur. Portieri kampion bote, që ka kërkuar dorën e bukuroshes në fjalë dhjetorin e kaluar gjatë një mbrëmje romantike nën dritat e qirinjve, do të çojë më në fund Alenën në altar dhe kjo pas 6 viteve dashuri dhe dy fëmijëve që kanë së bashku (Louis Thomas, 3 vjeç dhe David Lee 1).

Në pritje të ditës së martesës, futbollisti dhe vajza e spektaklit ishit të ftuar në emisionin e “Chiambretti Night”.

Përpara të gjithë publikut, çifti ka qenë tepër i hapur duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës, madje duke shkëmbyer dhe puthje në transmetim direkt. Një harmoni lumturie e karakterizon çiftin dhe duhet thënë se Buffon nuk ka aspak dyshime në zgjedhjen e tij pasi përkrah sheh vetëm Alenën.

r.b/NOA

KOMENTE