English

Elizabeth Taylor, nudo në moshën 24 vjeçe, ja fotoja e ndaluar

Londër, 3 mars NOA- Në moshën 24 vjeçe Elizabeth Taylor ka pozuar nudo për një mikun e saj. Fotoja është bërë publike nga një koleksionist privat 79 vjeç, i cili e posedonte foton që nga vitet tetëdhjetë dhe tani, pas vdekjes së artistes brilante ka vendosur ta ndajë me admiruesit dhe fansat e saj.

Fotografia është bërë nga Roddy McDoëall, një aktor dhe mik i ngushtë i Liz Taylor. Roddie i kishte premtuar për ta portretizuar atë në një mënyrë artistike dhe Liz kishte pranuar. Por kur aktorja u fejua me Mike Todd, burrin e saj të tretë, fotoja iu bë dhuratë atij.

Çifti u martuar në 1956, por martesa zgjati shumë pak: Todd vdiq 13 muaj pas dasmës në një aksident ajror. Vejusha e re, e shkatërruar, ia dha foton asistentit të saj, Penny Taylor, i cili ia shiti atë në vitin 1980, koleksionistit Jim Shaudis, i cili e dinte të humbur. Fotoja është mbajtur sekret për mbi 30 vjet, deri më sot.

KOMENTE