Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli u ndëshkua pas kthimit nga Shqipëria
English

"Pacolli u ndëshkua pas kthimit nga Shqipëria"

“Dhe për çudi ky vendim i fundit me Pacollin del menjëherë pas kthimit të tij nga Tirana dhe pas deklaratave për bashkim kombëtar?! “Zgjedhja është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në vendimin e gjykatës. Nga vendimi i porsaemëruar i gjykatës del se kjo gjykatë është themeluar pardje dhe jo para zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Kosovës”...

Nga Nefail Maliqi

Zhvillimet e fundit dhe loja me institucionet e Kosovës, sidomos me rikthimin e krizave presidenciale, duket se tashmë nuk po shqetëson vetëm shqiptarët në Ballkan, por po rrezikon që zhgënjimi po kalon edhe te ndërkombëtarët.

Siç dihet, Gjykata Kushtetuese mori vendimin, në të cilin kontestohet Presidenti i Kosovës dhe duhet të rikthehet për rivotim në Kuvend. Brenda 6 muajsh, Kosova regjistron dy raste të shkeljes së Kushtetutës që kanë lidhje me kreun e shtetit. I pari, për të cilin u konstatua se e shkeli vetë aktin më të lartë juridik, ishte ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Rasti i fundit, me Presidentin e dytë, me zotin Pacolli, duket se për Kosovën nuk vlen thënia se “çdo pësim sjell mësim...”, sepse në Kosovë jemi dëshmitarë se po ndodh e kundërta, çdo pësim sjell pësim?!

Zgjedhja e Pacollit për kryetar të shtetit u bë para syve të deputetëve, në sy të Gjykatës së Kosovës dhe në sy të ndërkombëtarëve. Megjithatë, edhe me pozitën Pacolli e pati të vështirë të mblidhte 62 vota, kuorum që u arrit pas disa ndërprerjeve të kërkuara nga Kryeministri Thaçi dhe nga presioni i ambasadorit amerikan Christopher Dell. Dhe për çudi ky vendim i fundit me Pacollin del menjëherë pas kthimit të tij nga Tirana dhe pas deklaratave për bashkim kombëtar?! “Zgjedhja është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në vendimin e gjykatës. Nga vendimi i porsaemëruar i gjykatës del se kjo gjykatë është themeluar pardje dhe jo para zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Dhe ky hap i gjykatës nga disa struktura justifikohet me kërkesën e nja 30 deputetëve të Kuvendit për shkelje procedurale gjatë votimit të Presidentit të Kosovës, zotit Behxhet Pacolli.

Ok, për gjithçka pajtohemi, për vendim e gjykatës, për kërkesën e deputetëve, për qëndrimet e Pacollit për gatishmëri, për tërheqje… Ama assesi s’mund të pajtohemi për këto manovrime të Kosovës me presidentët, me institucionet e Kosovës mu në këto momente. Për shembull në Zvicër apo vendet tjera perëndimore edhe sikur të ndodhnin këto zhvillime ndoshta u ka hije, për shkak se këto janë shtete stabile si politikisht ashtu edhe ekonomikisht dhe kanë shtetin e pavarësinë e tyre më shumë se 100 vjet apo edhe 700 vjet. Por Kosovës a i tolerohet ky luks të luajë me institucionet e Kosovës për çdo vit, për çdo Shëngjergj me President të ri, për çdo verë me kriza institucionale. Sejdiu si shqiptar nuk bën për President, Pacolli si shqiptar nuk bën për President, e atëherë kush do të bëjë? Mos vallë po presin shqiptarët ndonjë bugar për t’i drejtuar ata?! Me manovrimet e presidentëve në Kosovë, duket se për dikë nuk vlen thënia “çdo pësim është mësim”. Sidoqoftë këto manovrime me presidentët e Kosovës nuk janë lajme as mesazhe të mira për Kosovën dhe perspektivën e saj, kur vendi për çdo Shëngjergj mban zgjedhje ose ndërron presidentët duke krijuar kaos politikë e kriza institucionale.

Ndërrimi i presidentëve për çdo tre muaj, punë hiç e mirë në sy të të huajve duket sikur puna e ndërrimit të grave... Dhe se ky ndërrim i shpeshtë i “grave” s’është i mirë, sepse krejt katundi do të thoshte se, me këtë burrë (kupto shtet) diçka nuk është në rregull(!) do të thoshte ndokush. Thonë se kur dy vetë s‘merren vesh i treti fiton, por këtu te ne as i treti as i katërti nuk po fiton, sepse janë përzier shumë. Këtu mund të ketë vetëm një fitues dhe një humbës. Humbëse e këtyre ditëve është Kosova, ndërsa Serbia fituese, e cila në njëfarë mënyre po lobon nga Beogradi në Prishtinë kundër Kosovës.

Kosova në vend se të merret me çështje të tjera më shumë serioze dhe energjinë e harxhuar me vetveten ta bënte për lobim apo ndërkombëtarizim dhe integrime të Kosovës. Sepse sa herë që vizitojnë Kosovën ndërkombëtarët, mesazhet e tyre në Tiranë, Gjenevë, Bruksel apo Uashington janë miqësore dhe ftojnë palët për bashkëpunim dhe përmirësim të imazhit të Kosovës

Por, a e meriton Kosova dhe populli i saj të merret për çdo vit me kriza e kaose politike tashti kur ndërkombëtarët i kanë sytë nga Kosova pas tre vitesh së shpalljes së pavarësisë së saj. U lumtë atyre që lobojnë për pavarësinë e Kosovës. Por disa në Kosovë me kaose politike e kriza institucionale duket se po ia tejkalojnë Serbisë me lobime kundër Kosovës, kundër njohjeve të reja. Sa thonë ndërkombëtarët dhe vendet që hezitojnë ta njohin Kosovën, se pas zgjedhjeve në Kosovë apo instalimit të institucioneve të Kosovës do të fillojnë njohje të reja të Kosovës në Prishtinë diçka plas, del një krizë ose me qeverinë ose me Presidentin. Kemi dëgjuar se në Kosovë paska shërbime të ndryshme sekrete që veprojnë kundër shtetit të Kosovës, thënie këto që i kemi injoruar. Por zhvillimet e fundit rreth Kosovës, krizave dhe regresit të institucioneve të Kosovës, na lënë të dyshojmë për shumë gjëra.

Të gjitha këto veprime, manovrime politike ndodhin për shkak të papjekurisë politike dhe në mungesë të eksperiencës diplomatike. Apo edhe më e keqja, këto kriza na ndodhin edhe si pasojë e xhelozisë dhe karrierës, interesave partiake dhe personale të disa liderëve. Dhe, tashmë për shkak të një pleshti, a duhet djegur krejt jorganin?! Dikush në Kosovë si duket po e kërkon një gjë të tillë, siç po zhvillohen ngjarjet e fundit institucionale.

Kur është fjala te xhelozia e liderëve politikë më ra ndërmend një barsoletë interesante. Në Kosovë tregohet se kishin qenë nja gjashtë kaca të mëdha, të cilat ishin të mbushura me njerëz të kombeve të ndryshe. E njëra nga to edhe me shqiptare. Kacat në fjalë ishin përgatitur t’i dërgonin për në ferr. Të gjitha kacat ishin të mbuluara me kapak, përveç ajo e shqiptarëve. Dhe aty pari kalon një kalimtar i rastit dhe pasi kishte dëgjuar britmën e njerëzve ai e pyet rojën, se nga po i dërgon këto kaca me njerëz? Ai i përgjigjet shkurt se janë të dënuar dhe po i dërgojmë për në ferr. Po njërën kacë e paske pa kapak, të zbuluar, shton kalimtari... Roja i përgjigjet: “Eh, s’ka dert, s’ka problem, sepse aty ka shqiptarë dhe ata edhe me dasht me shpëtue, me dalur s’munden, sepse edhe nëse ndonjëri provon të dalë, njëri tjetrin nuk e lënë…”

*Autori është drejtor i Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” dhe përfaqësues i disa mediave shqiptare në OKB në Gjenevë

KOMENTE