English

Skenë skandaloze, masturbohet në lokal

Vercelli, (Itali), 3 prill, NOA - Klientët e një lokali në qytetin Vercelli në Itali kanë mbetur të shokuar nga skena që kanë parë gjatë kafes së mëngjesit. Një qytetar ka zbërthyer pantallonat në tavolinën ku ishte ulur dhe ka filluar të masturbohet. Skena e pazakontë ka shkaktuar reagimi e klientëve dhe pronares së lokalit, e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Por problemet nuk kanë mbaruar me kaq. Kur kanë mbërritur karabinierët, burri ka qenë ende me pantallona zbërthyer dhe nuk ka dashur t’ja dijë për forcat e rendit.

Karabinierët i kanë kërkuar dokument, por ai ka deklaruar se nuk dëshironte ta bënte të ditur identitetin e tij.

Pas insistimit të agjentëve ka nisur dhe një sherr mes policisë dhe burrit që nuk pranonte të prekej nga policët. Gjatë sherrit një polic është përplasur me banakun dhe është lënduar nga një shishe që është hedhur nga burri.

Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në rajonin e policisë. Ndërkohë që është marrë në analizë dhe nga një psikiatër. Ai akuzohet akte të turpshme, kundërshtim me forcë të të policisë dhe mos deklarim të identitetit ndaj punonjësve të rendit.

a.k/NOA

KOMENTE