English

Vdesin dy punëtorë në Fukushima

Japoni, 3 prill, NOA - Në impiantin e Fukushimës janë gjetur trupat e pajetë të dy punëtorëve. Kompania Tokio Electric Power tha se dy viktimat rezultonin të zhdukura që nga tërmeti i 11 marsit.

Inxhinierët po vazhdojnë përpjekjet për të riparuar çarjet në dy reaktorë, përmes të cilave uji radiokativ rrjedh në Paqësor.

Katastrofa ka çuar në përhapjen e sasisë së konsiderueshme të rrezatimit përreth uzinës, çfarë ka rritur shqetësimet për rreziqe shëndetësore dhe dëme afatgjate të ekonomisë japoneze.

a.k/NOA

KOMENTE