Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Rama të vetëpërmbahet, është në panik për humbjen
English

LSI: Rama të vetëpërmbahet, është në panik për humbjen

Tiranë, 4 prill 2011, NOA – Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Blerina Kazaferi dënoi aktin kriminal të plagosjes së kryeinspektorit të Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Tiranës Ardit Kaja duke kërkuar vënien para ligjit të autorëve.

“LSI e dënon këtë akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit të ligjit për një hetim të shpejtë e profesional, për të vënë para drejtësisë autorët dhe cilindo që mund të rezultojë i implikuar me ta”, deklaroi Kazaferi.

Kazaferi shprehu keqardhjen për plagosjen e Ardit Kajës duke uruar shërim të shpejtë të tij.

LSI fton Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama të vetëpërmbahet e të presë përfundimet e hetimit.

“Kryetari i Bashkisë të mos nxitojë të bëjë edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, se përpjekjet për ta transferuar pistën e hetimit pa pritur përfundimet e hetimit, janë dëshmia më e qartë e panikut dhe e frikës për humbjen që e pret në zgjedhjet e 8 majit”, tha nënkryetarja e LSI-së për Tiranën.

Kjo ftesë për vetëpërmbajtje erdhi pasi kryebashkiaku Rama akuzoi direkt LSI-në për ngjarjen, pasi sikundër deklaroi Rama kryeinspektori Ardit Kaja u përball me dhunën dhe u plagos teksa kryente detyrën, për heqjen e flamujve të LSI-së nga shtyllat e ndriçimit të Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE