Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del Ponte: Nëse e ka përmendur dikush, Hashim Thaçin për trafik organesh, ai është Dick Marty
English

Del Ponte: Nëse e ka përmendur dikush, Hashim Thaçin për trafik organesh, ai është Dick Marty

E martë, 5 prill 2011, NOA- Në një intervistë për Agjencinë Kombëtare "Presheva Jonë" ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte tregohet më e "butë" dhe më matur në fjalorin e saj kur flet për raportin e Dick Marty dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e saj “Gjuetia....” i cili bëri jehonë pas botimit të saj

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte shpreh dëshirën e saj që të punojë si hetuese e pavarur në Kosovë.

Fillimisht znj.Del Ponte një pyetje aktuale. Raporti i Dick Marty ka bërë jehonë si në mediat ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare. Ky raport po ashtu ka pasur edhe kundërshti dhe është konsideruar spekulativ dhe jo serioz sidomos nga pala shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë. Mendimi juaj rreth këtij raporti i cili më pastaj gjeti mbështetje edhe nga rezoluta e miratuar nga KE në Strasburg ?

Të dhënat e raportit që përmendët, unë, siç e dini, kam nisur hetimet edhe në kohën kur isha kryeprokurore e TPI-së në Hagë , por nuk kam mundur te vazhdoje hetuesin për arsye të ndryshme. Siç e dini kam pasur edhe kritikae vërejtje ndaj disa gjërave që kisha vënë unë në librin tim. Raportin e Dick Marty e kam lexuar me mjaft kujdes ku kam vërejtur disa gjëra interesante dhe të ngjashme që edhe unë pajtohem, por aty kam hasur edhe në shumë gjëra të reja që unë nuk kam ditur deri para dalje pubilke së këtij raporti. Dhe pas të gjitha këtyre dëshmive, dyshimeve ne duhet filluar një hetuesi në rajon sepse në Kosovë ka pasur trafiqe organesh. Prandaj edhe duhet një hetuesi nga një ekip plotësisht i pavarur për të zhvilluar anketë në Kosovë e më gjerë. Dhe nëse paska pasur trafiqe organesh dikush duhet të jetë përgjegjës dhe ata duhet gjetur ku janë e ku s janë.

Zonja del Ponte lufta u krye në Kosovë qe dhjetë vite e më shumë dhe në këto vitet e fundit Kosova ka qenë e blinduar nga policia ndërkombëtare dhe vendore nga ajo lokale deri tek Interpol-i dhe si tash dikjut ju n’tek të bëjë hetime pas shpalleje së pavarësisë së Kosovës, kur Kosova nisi mirë të integrohet në BE dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Me këto që thamë deri tash d.m.th ju s, paskeni fare besim në policinë e OKB-së, atë të Eulex-it dhe ndërkombëtarët në Kosovë, është apo s’është kështu ?

Hetuesit duhet të bëhen nga kushdo qoftë dhe këto anketa duhet të jenë të pavarura plotësisht. Për ç’ka nevoitet një ekip, instrument të nevojshme për me i dal në krye kësaj afere në Kosovë dhe natyrisht ne bashkëpunim me Kosovën dhe jashtë saj. Unë nuk di, nuk di... për atë se kemi apo një besim me policinë e EULEX-it , por ç’ka mund të them këtu se Dick Marty është ai që dyshon në këtë strukturë policore të Eulex-it dhe sipas të cilit kjo polici nuk është e aftë dhe nuk është në gjendje dhe efikase të bëjë një punë korrekte dhe të vihet në dispozicion të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ju ishit kryeprokurore e TPI-së për a vite me radhë, komuniteti ndërkombëtar ka bashkëpunuar vazhdimisht me Hashim Thaçin, emri i ë cilit përmendet në raport, pastaj me krerët e qeverisë së Kosovës ish-komandantë të UCK-së… Po pse atëherë nuk bëtë hetime nuk u bënë më herët apo pse nuk arrestuat dikë sa ishit ju në funksion të kësaj gjykate ndërkombëtare, por tash pas pavarësisë së Kosovës polli një gjë e tillë edhe atë me një raport të Dick Marty, raport ky i cili nga liderët dhe shqiptarët është cilësuar si spekulativ dhe i njënashëm ?

Jo, jo.. unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në tarfik oragnesh.

Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashi Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me ketë aferë. As un vet nuk di kush duhet implikuar ne ketë aferë, por thuhet se këtu ishte e implikuar UCK që padyshim do të kapte, përfshihet disa persona.

Domethënë ju Thaçin nuk e akuzoni, ai është i pastër ?

Jo, jo kurrsesi nuk e akuzojmë bile me të njihem nga Dejtoni, atje jemi takuar e kemi biseduar.

Ok, shumë mirë, atëherë shkojmë më tutje znj.Del Ponte…Më kujtohet si sot intervista e fundit me ju, kur patët thënë se nuk do të lë TPI-në pa arrestuar gjitha peshqit e mëdhenj, d.m.th kriminelët në ballkan apo ? Por ky Mlladiçi, dhe kriminelet tjerë serb që shëtisin në Beograd janë peshq të vegjël ?

Pajtohem me ju se Mladiç nuk është peshk i vogël, bile shume i madh. Mladiçi i cili gjithnjë gjendet në ikje këtu Beogradi me dasht mund ta bzenë dhe duhet të tregohet më kooperativ me TPI-në dhe duhet justifikoj inkuadrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Karaxhiqin e kanë arrestuar por vullnet të tillë të mirë politik duhet të tregojë Beogradi edhe me arrestimin e Mlladiçit dhe gjejnë ku është e ku s’është dhe unë jam e sigurt se ai është dikund në Serbi dhe tash Beogradi duhet ta tregoj veten. Besoj se do ta gjejnë një ditë dhe pse ai por provon gjithnjë të fshihet nga një pjesë e popullatës dhe po strehohet nga shtëpia në shtëpi. Edhe këto ikje të Mlladiçit një ditë do ta kenë fundin e vetë dhe do ai të jetë vizitori i radhës në Hagë.

Pas daljes në sipërfaqe të raportit të Dicka Marty flitet me të madhe rreth një « shtëpie të verdhë » ç’ka edhe pronarin e saj e ka shqetësuar spekulimet rreth saj i cili ka ngritur edhe një ankesë kundër Dick Marty. Në anën tjetër ministri serb Jeremiç në Gjenevë ka implikuar edhe Tiranën zyrtare në këtë aferë të trafikut të organeve. Pse bash Tirana ?

Nuk duhet të merremi me supozime. Ministri serb Jeremiç duke implikuar Tiranën mund t’ia ketë futur kot. Por mos harroni se ekziston kjo shtëpi e verdhë, ne kemi qenë aty dhe e dimë se çfarë ka ndodhur aty, ne kemi bërë hetime dhe se kjo aferë s’ ka të bëjë asgjë me Shqipërinë apo me Tiranën. Përkundrazi Tirana ka ofruar bashkëpunim në këtë drejtim. Pra për t’i hedhur poshtë gjitha këto se janë apo s janë spekulime e bëjmë një anketë, kush dhe cili ka gishtë në këtë aferë të trafikut të organeve në Kosovë dhe pikë. Prandaj edhe njerëzit mund të akuzojnë kë të duan, por s’është ashtu. Prandaj edhe nevojitet një hetues në rajon. Po i kthehem Thaçit ai ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe ai në këtë drejtim nuk është plotësisht i pafajshëm dhe ne i besojmë atij dhe ai do të jetë në të ardhmen personi numër një me të cilin duhet bashkëpunuar për ndriçimin e këtyre hetuesive.

Nga përgjigjet e tuaja kam përshtypjen se ju keni dëshirë t’i prini këtyre hetuesive në Kosovë. Meqë tash jeni në pension, mendoni se jeni e gatshme të kryeni një mision të tillë , a nuk jeni lodhur ende ?

Po natyrisht pas mbarimit të mandatit tim si ambasadore edhe pse jam në pension padyshim kam dëshirë unë të jem në krye të këtyre hetuesive për trafik organesh në Kosovë pasi unë jam ajo që e kam nisur dhe unë kam dëshirë t’ia dal në fund.

Ok, po e zemë se u themelua kjo gjykatë, siç e quani ju të pavarur, por kush duhet të qëndroj mbrapa apo nga kush ju prisni mbështetje diplomatike dhe pse jo ekonomike sepse aty padyshim nevojiten edhe një thes para me bërë hetime apo jo ?

Po, ne llogarisim të na mbështet padyshim Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe këto hetime mund të bëhen në bashkëpunim me autoritet në Prishtinë e gjithsesi me policinë e e Eulexit, dhe kjo kërkon angazhim dhe masa të rrepta speciale për të nisur punën ky mision.

Po po cfarë po ndodhë me çështjen e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt …Ai lirohet, kthehet, del e hynë në Hagë, merret nga ata të Hagës kur t’i teket.. Kemi një përshtypje se kjo gjykatë tashmë është bërë sikur Migro-s dalin e hyjnë njerëzit ?

Nuk di se çfarë po ndodhë me të ..vërtetë ai doli njëherë në mungesë të provave , që sipas meje ai s’është dashur të lirohet. Por sidoqoftë ai serish u kthye pasi që dikur nuk posedonim prova të mjaftueshme , çka dëshmitarët mungonin apo nuk dëshironin të dëshmojnë kundër tij dhe ai lirohet. Por , tash presim se çfarë tregon procesi i ri kundër tij…

Znj.Del Ponte keni liruar e arrestuar kriminelë e të pafajshëm para jush kemi pasur kryesisht njerëz të aferave të ndryshme, kriminelë e diktator . Cili ju ka befasur apo ka qenë skup për juve si kreprokurore e TPI-së ?

Puna si kreprokurore aq sa interesante që është po aq është edhe e vështirë, sepse në Hagë ata që vijnë nuk janë ëngjëj e as turist por kanë bërë diçka dhe për këtë diçka edhe i kemi futur në burg nga 5 e 8 , 10 15 e 20 vjet burg të cilët kanë bërë dëme kundër njerizimit, kundër popullatës civile. Për atë dynja asgjë nuk mbetet, mos të harrojnë asnjë kriminelë në Serbi apo në Kosovë. Po , për karrierën time ishte mjaft sukses dhe interesant kapja dhe prurja e diktatorit serb Millosheviç në burgun e Hagës. Pra nuk është punë aq e lehtë të arrestohet e të burgoset një burrë-shtetas një president i të një shteti i cili me aparaturën e tij i printe nju gripi kriminelësh që bënë krime dhe masakra, bashke me spastrime etnike në Kosovë kundër popullatës së pafajshme shqiptare. Por ai vdiq në burg.

NOA

KOMENTE