Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigrantët falënderojnë qeverinë për marrjen e pasaportave në Athinë
English

Emigrantët falënderojnë qeverinë për marrjen e pasaportave në Athinë

Athinë, 5 prill, NOA - Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Greqi, “Unioni Kombëtar i Emigracionit Shqiptar”, me anë të një letre të posaçme dërguar ministrisë së Punëve të Jashtme, vlerëson nisjen e procesit të aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti në ambasadën shqiptare në Athinë.

Tre anëtarë të kësaj shoqate kanë vëzhguar për disa ditë radhazi procesin e aplikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit në ambasadën shqiptare në Athinë.

Pas këtij vëzhgimi, kjo shoqatë vlerëson se ka një organizim dhe përkushtim pune nga gjithë punonjësit e ambasadës për çdo emigrant.

Gjatë vëzhgimit, rezultuan edhe raste kur sekserë të posaçëm kanë tentuar të gënjejnë emigrantë të ardhur nga zona të largëta të Greqisë, duke u shitur atyre bileta false, por këto raste u zgjidhën me shpejtësi nga personeli i ambasadës.

Kjo është hera e parë kur kjo shoqatë e emigrantëve shqiptare në Greqi falënderon diplomacinë shqiptare në Athinë për punën e tyre për të lehtësuar barrën e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Prej dy javësh, me mbështetjen e ministrisë së Jashtme dhe ministrisë së Brendshme, ky shërbim i posaçëm për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike po u ofrohet pa ndërprerje qytetarëve shqiptarë në Athinë e Selanik, ndërsa së shpejti ky proces do të nisë në Romë e Milano.

n.e/NOA

KOMENTE