Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Sistemi bankar, reagim pozitiv ndaj krizës
English

Fullani: Sistemi bankar, reagim pozitiv ndaj krizës

Tiranë, 5 prill, NOA - Sistemi bankar shqiptar po reagon pozitivisht ndaj efekteve negative të krijuara nga kriza financiare botërore.

Një fakt të tillë e theksoi sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, sipas të cilit, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një mbikëqyrje të rreptë të siguruar ndaj këtij sistemi nga ana e Bankës Qendrore.

Sipas Fullanit, prioritet i është dhënë strukturës rregullatore të sistemit bankar, si një nga çelësat kryesorë për mirëfunksionimin e tij.

Pa lënë mënjanë as faktin e sigurimit të depozitave dhe rirregullimit të këtij sistemi, si një kusht për të garantuar qetësinë e qytetarëve dhe kursimet e tyre, në një mjedis të tillë të paqëndrueshëm financiar si ai që ofroi së fundmi kriza financiare botërore.

n.e/NOA

KOMENTE