Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Shkatërruam dy baza falsifikimi dokumentash, 4 në pranga dhe 2 në kërkim
English

Policia: Shkatërruam dy baza falsifikimi dokumentash, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

Tiranë, 5 prill 2011, NOA- (Update) Policia e Shtetit reagoi pak më parë lidhur me arrestimet e kryera ndaj katër personave për falsifikim dokumentash.

Si pasojë e operacionit të koduar “Trekëndëshi i dytë” u bë e mundur goditja e dy bazave të falsifikimit si dhe arrestimi i katër përgjegjësve.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia mësohet se në pranga kanë rënë: Ermal Mana, 24 vjeç, banues në Durrës; Myslim Hysko, 47 vjeç , banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, i cili duke qenë në proces hetimi të mëparshëm me masë sigurimi arrest në shtëpi për të njëjtën vepër penale, ka vazhduar aktivitetin e falsifikimit.

Krahas tyre u prangosën edhe Tonin Lekgegaj 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve dhe Agim Ahmataj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Krahas tyre nga ana e policisë u shpallën në kërkim dy persona tjerë.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë, në dy baza falsifikimi në Tiranë dhe Durrës, kundrejt pagesave që varionin nga 50 deri në 2000 euro, pajisnin shtetas të ndryshëm me dokumente të falsifikuara si: leje qëndrimi për jashtë Shqipërisë, leje qarkullimi, siguracione për automjete, pasaporta të shteteve të ndryshme, etj.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë, këtyre shtetasve iu sekuestrua ne cilësinë e provave materiale një sasi dokumentash të falsifikuara si dhe një sërë materialesh të tjera që shërbenin për falsifikimin e tyre, konkretisht, dokumente të falsifikuara si: leje qarkullimi, vërtetime në emër të institucioneve të ndryshme shtetërore, fletë pasaportash italiane që përdoreshin për falsifikime, dy pasaporta Shqiptare tip i vjetër të falsifikuara, tre komputera, printera, skaner, USB e CD që përdoreshin për falsifikim të dokumenteve, 3 automjete: tip benz 469KS655, Audi A4, DR 0012 F, tip benz TR 4209 U, 4 telefona celular, dhe dhjetëra karta telefoni celular, etj.

Materialet lidhur me karter të ndaluarit iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila do të hetojë për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikim të pasaportave dhe vizave” dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikim”.

Ky hetim nisi bazuar në mashtrimin bërë një qytetari se do i prodhonin dokumenta të rregullta.

Kurorëzimi i operacionit “Trekëndëshi i dytë” u krye pas një pune 3-mujore nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Tiranë dhe Durrës dhe Njësinë e Hetimore Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

a.y/NOA

KOMENTE