Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Update - Pasqyra e Shtypit, 5 Prill 2011
English

Update - Pasqyra e Shtypit, 5 Prill 2011

Tiranë, 5 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin mbi plagosjen e djeshme të kreut të Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja dhe dëshminë e tij mbi momentin kur e qëlluan.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Ulen penalitetet/ Banka ndryshon rregullat për kreditë”, i cili flet për zbardhjen e rregullores së re të sistemit bankar, ku nuk ekzistojnë më penalitete të rënda ndaj përfituesve të kredive.

“Atentat para Bashkisë kreut të Ndërtimore, Ardit Kaja: I pashë kur më drejtuan armën”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dëshmia në gjyq/ Punimet në Boboshticë, nxorën eshtra njerëzish”; “Kiço Mustaqi: Kur hyja në zyrën e Ramizit, më kontrollonin me mina-kërkues”; “Gjykata liron atentatorin e kandidatit të Dajtit” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ardit Kaja: Çfarë pashë kur më qëlluan”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete incidentin e fundit të ndodhur ndaj kreut të Ndërtimores së Bashkisë së Tiranës.

“Prokuroria, fletë-thirrje për Gjebrean dhe Çiljetën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “21 Janari, merret në pyetje kameramani i Gardës dhe 6 gardistë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Dëshmitari kundër Berishës/ Hysni Sheshori: Në ’75 në gjyq për mua: Të varet”, i cili citon deklaratat e reja të personit që e akuzon prej vitesh kryeministrin.

“Ardit Kaja: Më qëlluan, bëra sherr me LSI” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar plagosjes së djeshme të kreut të Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Tiranës.

Kurse “Kriza, BE fshikullon Shqipërinë për 21 Janarin” flet për demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Tiranë, mbi 5 mijë zgjedhës të paidentifikuar në njësinë 3”, i cili tregon parregullsitë në listat zgjedhore të kryeqytetit.

“Kadare: Flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë nuk shkojnë mirë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kristo Frashëri: Shqipëria është në krizë, që kur lindi shteti i pavarur”, “Boboshticë, si zhdukeshin eshtrat nga varret” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Fushata e Ramës, shpifje dhe përbaltje në vend të ideve”, i cili pasqyron reagimin e Partisë Demokratike, përmes deputetit Gerti Bogdani ndaj akuzave të fundit të kryeopozitarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Basha, plan për zgjidhjen e strehimit, pronës dhe parkimit”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Hysni Milloshi: Unë përballë Ramës për kryebashkiak”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 5 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE