Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Tërhiqem nga kandidatura për President
English

Pacolli: Tërhiqem nga kandidatura për President

Prishtinë, 6 prill, NOA - Behgjet Pacolli ka thënë se është arritur marrëveshja për tejkalimin e krizës politike në të cilën është vendi, ndërsa koalicioni qeverisës do të vazhdojë funksionimin e tij, duke evituar zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për RTK, ai ka bërë të ditur se është tërhequr nga pretendimet e tij për të rikandiduar për të parin e vendit.

Pacolli ka thënë se këtë do ta bëjë pas amendamentimit kushtetues që pritet të ndodhë në 6 muajt e ardhshëm. “Unë nuk do të jem kandidat i ardhëm për president të Kosovës, për arsye se asnjëherë nuk dua të përjetoj atë që kam përjetuar, nuk dua të përjetoj atë moment ku unë isha vetëm viktimë dhe tani unë jam duke e paguar fajin e të tjerëve”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se me ndërmjetësimin e tij dhe të ambasadorit amerikan Christopher Dell është arritur marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së që vendi t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, koalicioni qeverisës do të vazhdojë mandatin e tij, ndërkaq ka thënë se vendi shumë shpejt do të bëhet me president të ri.

Sipas marrëveshjes, ky president nuk do të ketë mandat të plotë, por gjatë mandatit të tij që pritet të jetë nga 6 deri në 9 muaj, do të ndryshohet ligji për zgjedhje, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt me votat e qytetarëve.

“Presidenti i ri që do të zgjidhet do të ketë detyrë që brenda 6 muajve të bëhen këto reforma, të ndryshojë Kushtetutën, të plotësojë Kushtetutën e sidomos atë pikë, e cila i përket zgjedhjes së presidentit, kështu që presidenti i ardhshëm do të zgjidhet nga qytetari i Kosovës dhe këto zgjedhje do të ndodhin diku 9 deri në 12 muaj pre nga tani”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka bërë të ditur se ai do të kandidojë serish për president, duke kërkuar drejtpërdrejt votën e qytetarëve.

NOA/Ekspres

KOMENTE