Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 6 prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 6 prill 2011

Tiranë, 6 prill, NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 6 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Dyfishohen votuesit fantazmë”, i cili flet për listat e zgjedhësve dhe problemet me shtimin e emrave pa adresa të sakta. Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Del Ponte: Shtëpia e verdhë ekziston, afera s’ka të bëjë me Tiranën”.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Edmond Gjoka: Pas 7 vitesh dal ballë lartë para sarandiotëve”, “Anëtarët e KQZ: Do të padisim Ristanin”, “Djali rreh dhe kafshon deri në vdekje babain”.

Gazeta “Standard” hapet me titullin kryesor; “Ambasadorët apel politikës: Argumente, jo dhunë”, i cili flet për deklaratat e djeshme të ambasadorit të OSBE dhe atij holandez për zgjedhjet vendore dhe qëndrimin e klasës politike.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Ismail Kadare: Pse nuk u arratisa nga Shqipëria në vitet e komunizmit”, i cili pasqyron një intervistë të shkrimtarit të njohur.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull; “Kapet i forti i Laçit, vrau karrocierin se i gërvishti makën”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “BE: Bëni zgjedhje me standarde, ndryshimet në kod pas 8 majit”, i cili flet për takimin e djeshme mes komitetit të Asocim Integrimit dhe Bashkimit Europian në lidhje me detyrat që i janë lënë Shqipërisë për procesin e integrimit.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Shpallet firma fituese e Tunelit të Elbasanit”, “Berisha: Rama shkoi të PPSH, ne fitojmë 55 për qind”.

E përditshmja “Metropol” ka si argument kryesor; “Rama mbledh kandidatët, deklaron sot fushatën”, cili flet për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e 8 majit.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Programi, Basha përgatit kartën e bashkisë për studentët”, “Tatimorët, gjobat e reja dhe tatimet për bizneset”.

E përditshmja “Republika” hapet me titullin kryesor; “Specializimet e mjekëve, lista e fituesve”, i cili pasqyron emrat e fituesve të degës së mjekësisë që kanë marrë specializimet pasuniversitare.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Memorandum bashkëpunimi për ujërat kufitare”, “Basha me studentët: Do të hapim 30 mijë vende të reja pune dhe biblotekë universitare”, “Diplomatët: Të respektohet Kodi, nuk ka vend për dhunë”.

a.k/NOA

KOMENTE