Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Greqia trafikanti i drogës Gëzim Kuçi
English

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i drogës Gëzim Kuçi

Tiranë, 7 prill 2011, NOA – Ekstradohet nga Greqia Gëzim Kuçi, i njohur ndryshe me emrin Harilla Papa, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge. Policia e Shtetit bën me dije se 60-vjeçari nga Vlora Gëzim Adem Kuçi u ekstradua dje në orën 18:40 nga Athina përmes Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranës.

Gëzim Kuçi apo Harilla Papa u dënua në 18.12.2006 nga Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda me 12 vjet burg për trafikimin e narkotikëve, vepër kjo e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Gëzim Kuçi i njohur si Harilla Papa u arrestua në 10.06.2009 falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Mbrëmë Kuçi iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

mit/NOA

KOMENTE