Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, Rama nis fushatën me show dhe akuza (VIDEO)
English

Korçë, Rama nis fushatën me show dhe akuza (VIDEO)

Korçë, 7 Prill 2011 NOA/ Alba Filipi (e plotë) - Lideri i opozitës Edi Rama ka çelur zyrtarisht fushatën në qytetin e Korçës, ku janë prezantuar kandidatët socialistë për kryetarë të bashkive dhe komunave.

Mes entuziazmit dhe dekorit show me ritme te forta muzikore ashtu si mitingjet e mazhorances, Rama tha se këto zgjedhje, janë më shumë sesa fitorja e Niko Peleshit. Rama theksoi se keto zgjedhje sipas tij, janë fitorja kundër varfërisë së thellë ku është zhytur vendi.

[media id=297 width=600 height=400]

Kurse shtoi: 'Ne jemi në këtë betejë për të ndalur këtë rënie të tmerrshme ekonomike dhe kjo do të rrëzohet me votën e 8 majit, tha kryesocialisti. "Të gjithë e dinë se çështja madhore e këtyre zgjedhjeve është përtej çështjeve aspak dytësore të komuniteteve vendore. E di edhe vetë Saliu se kjo çështje është përgjegjësia e drejtpërdrejtë politike, personale dhe morale e pushtetarëve të sotëm - në qeveri e në parlament - e Saliut në radhën më të parë, për rënien e vendit në një nivel të patolerueshëm padrejtësie, papunësie, pafuqie demokratike dhe ekonomike."

Vota e 8 majit nuk është vetëm një votë për qytetin a fshatin, ka nënvizuar kreu i selisë rozë, po për jetesën në vendin tonë ku qytetari nuk ndjehet as i mbrojtur nga ligji, as i respektuar në të drejtën e tij për të punuar aty ku e meriton. "8 maji është dita që secili të kujtohet se para se të jetë socialist apo demokrat, është qytetar me liri të kërcënuara e të drejta të pambrojtura. Dhe vota e 8 majit nuk është vetëm një votë për qytetin a fshatin, po për jetesën në vendin tonë ku qytetari nuk ndjehet as i mbrojtur nga ligji, as i respektuar në të drejtën e tij për të punuar aty ku e meriton dhe fituar aq sa meriton, as i përfillur në dinjitetin e tij si njeri kur i duhet të trokasë në dyert e shtetit të tij." "Duan me çdo kusht t'i shpëtojnë ndëshkimit të sigurt të votës popullore më 8 maj. Ndëshkimit për vrasjet me pushkët e shtetit, për grabitjet me bllok në dorë, për gënjeshtrat me mikrofon qeverie dhe mbi të gjitha ndëshkimit për humnerën e tmerrshme që sot ndan gjendjen ekonomike të qytetarëve që zgjedhin me atë të pushtetarëve që vjedhin."

Më tutje Rama tha se, askush të mos mungojë tek kutia e votimit në 8 maj dhe askush të mos guxojë të luajë me votën e qytetarëve. "Askush të mos mungojë tek kutia e votimit në 8 maj dhe askush të mos guxojë të luajë me votën e qytetarëve, që e dinë se e vetmja rrugë për të marrë frymë lirisht e jetuar qetësisht është rruga jonë."

Në fund të fjalës kryesocialisti u shpreh, problemi i kandidatëve të Saliut është se i janë bashkuar Saliut për t'u bërë si Saliu e më keq se Saliu. Po, ka vazhduar ai, Shqipëria s'ka kurrfarë nevoje për të shumëzuar Saliun, ajo sot ka domosdoshmërinë për ta larguar Saliun. "Koncepti modern i qytetarisë dhe esenca e mirëqeverisjes, sidomos vendore, është përtej së majtës dhe së djathtës, përtej politikës së krahëve. Saliu dhe kukullat e tij në Korçë, Tiranë, Durrës, kudo, janë krejt e kundërta. Dhe problemi i kandidatëve të Saliut është se i janë bashkuar Saliut për t'u bërë si Saliu e më keq se Saliu. Po Shqipëria s'ka kurrfarë nevoje për të shumëzuar Saliun, ajo sot ka domosdoshmërinë për ta larguar Saliun."

KOMENTE