Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manchester United insiston për Bale
English

Manchester United insiston për Bale

Angli, 7 Prill NOA - Tottenham ka qartësuar se për më pak se 90 milionë euro nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mesfushorin Gareth Bale, por megjithatë Alex Ferguson kërkon të tentojë.

Sipas shtypit anglez “Red Devils” do të bëjnë ofertën e tyre dhe ajo pritet të jetë tepër domethënëse në drejtim të 21-vjeçarit nga Uellsi.

Bëhet fjalë për 40 milionë euro.

Bale për menaxherin skocez është pasardhësi ideal i Giggs dhe në rast se Spurs-at do të dështonin në kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve, oferta e pasur e United mund të ketë sukses.

r.b/NOA

KOMENTE