Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nikolla: Basha e dënoi të parën Tiranën, vrau 4 qytetarë
English

Nikolla: Basha e dënoi të parën Tiranën, vrau 4 qytetarë

Tiranë, 7 prill 2011, NOA- Kandidatja për njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste, përshkroi fillimin e saj dhe ditën e parë të punës.

Ajo shtoi se që në fillim është njohur me frikën e qytetarëve për humbjen e vendit të punës.

Nikolla tha se së bashku gjithë shqiptarët do i thonë këtij pushteti “Kurrë më”, pasi është një pushtet që prodhon ndasi.

“Kanë vendosur të na sfidojnë me një të paditur dhe gënjeshtar. Ky është Lulzim Basha e ka zgjedhur Sali Berisha, e ka zgjedhur Ilir Meta e të tjerë, por ai përfaqëson depozitën e parave të vjedhura”, u shpreh kandidatja për t’u rizgjedhur në njësinë nr.1 në kryeqytet.

Sipas Nikollës, gjithë deklaratat e Bashës janë boshe, pasi ai tregon hallet e gjithë shqiptarëve, por ai është ndryshe nga qytetarët, ai jeton ndryshe nga ata.

Ajo shtoi se kandidati i maxhorancës nuk i njeh hallet e shqiptarëve pasi ai ka punuar vetëm si ministër në Shqipëri, madje e ka shpërdoruar edhe atë.

Ndërkaq ajo shtoi se vendi i tij është përpara drejtësisë, pasi krahas aferave korruptive si ministër ai ka vrarë ehe katër qytetarë.

Nikolla theksoi se Tirana për Bashën nuk është e para, pasi sipas saj ai e dënoi atë të parën.

a.y.NOA

KOMENTE