Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Në 8 maj shqiptarët do marrin hakun ndaj moskokëçarjes së qeverisë
English

Rama: Në 8 maj shqiptarët do marrin hakun ndaj moskokëçarjes së qeverisë

Tiranë, 7 prill 2011, NOA- (Update)Në vijim të fjalës së tij, pretendenti për të katërtën herë për kryetar bashkie, Edi Rama tha se, Partia Socialiste është e vetmja rrugë për mirëqënien e shqiptarëve.

Më tej ai shtoi se në vijim të politikës së tij do të paguhen më pak taksa për ata që kanë më pak dhe më shumë, për ata që kanë më shumë.

Sipas tij, Partia Socialiste është e vetmja rrugë për të bërë realitet ëndrrat e shqiptarëve.

“Në asnjë vend nuk ka ministër që vret qytetarët e vet, që as dorëhiqet e as dorëzohet, por vetëm 3 muaj më pas kandidon për kryebashkiak. Nuk ka asnjë kryeministër që pasuron familjen e oborrin e tij, në mënyrë të paligjshme. Ja pse vota është një pasuri e paçmueshme”, u shpreh Rama.

Sakaq ai tha se në Vlorë kanë filluar të vijnë kamionët me plehra për të helmuar qytetarët, dhe sipas tij ky veprim është barbari, por është pasojë e kuptueshme e vjedhjes së votave, është e keqja që më 21 janar vrau, që i bën krimet duke marrë jetë njerëzve si në Gërdec.

Ai tha se e keqja ka marrë peng parlamentin, dhe se është po ajo e keqe që futi në makinat e Tiranës, karburantin helmues të monopolit shtetëror.

Duke vijuar më tej Rama tha se, “Ata që jetojnë sot më keq se dje, nuk duhet të dyshojnë për asnjë sekondë se e keqja vjen nga moskokëçarja e qeverisë që ka vjedhur votat. Vetëm vota popullore e mbrojtur sy për sy e dhëmbë për dhëmb do i japë fund kësaj të keqeje më 8 maj”.

Ai e cilësoi votën e 8 majit si mundësinë për të marrë hakun, për ti thënë pushtetit, kurrë më, pasi tha ai, ky pushtet po vret dhe varfëron shqiptarët.

a.y/NOA

KOMENTE