Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Fuqi goditëse kultivimit të bimëve narkotike, Lazarati e Shkodra ende problem
English

Burgaj: Fuqi goditëse kultivimit të bimëve narkotike, Lazarati e Shkodra ende problem

Gjirokastër, 8 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua një takim me temë “Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ku ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Gjatë fjalës së tij, Burgaj, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm këtë takim, pasi “vetë pjesëmarrja dhe niveli i përfaqësimit tregon vlerësimin, ndjeshmërinë, dhe vendosmërinë që kemi të gjithë ne në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.”

Ai e cilësoi vitin 2010 si një vit të suksesshëm në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

“Ky nuk është një konstatim, por një realitet tashmë i pranuar dhe i nënvizuar nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare që monitorojnë dhe përpilojnë raportet për Shqipërinë. Vendosmërinë dhe vullnetin e Policisë së Shtetit për tolerance zero ndaj këtij fenomeni e tregon fakti që në vitin 2010 kultivimi i bimëve narkotike u ul me 80% në krahasim me vitin 2009, dhe fuqia goditëse u rrit me 60 raste dhe 79 persona të proceduar penalisht”, u shpreh Burgaj.

Më tej ai shtoi se, motoja e policisë për këtë vit do të jetë më mirë të parandalosh se sa të dënosh, me qëllim që të mos ketë të dënuar më pas, jo vetëm në Lazarat por në të gjithë Shqipërinë, ku kanë mbetur vetëm dy vatra në zonat e thella malore në Shkodër dhe në oborret e disa banesave në Lazarat.

Ndërkaq ai shtoi se, “Lufta me tolerancë zero kundër çdo lloj veprimtarie kriminale, e në veçanti ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, përfshirë këtu edhe parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, është objektiv i reformave të thella dhe të gjithanshme në planin strukturor e profesional që ka ndërmarrë Policia e Shtetit”.

Burgaj theksoi se, këtij bashkëpunimi do i shërbejë dhe monitorimi nga ajri që partnerët kanë ofruar në kuadër të operacioneve “antikanabis”.

Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit, u shpreh se asnjë banor i këtij fshati s’do të kultivojë më bimë narkotike, pasi këtij fenomeni i ka ardhur fundi.

Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë Vangjel Tavo, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, Zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, drejtuesit e misioneve ndërkombëtare ICITAP dhe PAMECA III, përfaqësues nga OSBE dhe Ambasada Franceze, përfaqësues nga pushteti lokal, shoqëria civile, etj.

a.y/NOA

KOMENTE