English

Coca Cola i jep lamtumirën Rooney

Angli, 8 Prill NOA - I ka kushtuar shtrenjtë Wayne Rooney festimi i “nxehtë” në ndeshjen me West Ham pas shënimit të golit.

Coca Cola faktikisht ka vendosur të mos i rinovojë super-kontratën e sponsorizimit prej 2.8 milionë eurove.

Sulmuesi i Manchester United, i cili përfundoi në gazeta pasi mishte tradhtuar bashkëshorten e tij, ka fyer rëndë në drejtim të kamerave pas shënimit të golit.

Wayne Rooney, me pak fjalë nuk do të jetë më ikona e Coca-Cola.

Kolosët e pijes kanë pohuar se marrëveshja me futbollistin është mbyllur në një mënyrë jo të mirë dhe kjo si pasojë e shfaqjeve të fundit të sulmuesit të përfaqësueses angleze.

r.b/NOA

KOMENTE