Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hysi: Basha dhunoi komunitetin rom
English

Hysi: Basha dhunoi komunitetin rom

Tiranë, 8 prill, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha se ka dhunuar komunitetin rom duke e dëbuar nga banesat e tyre në periferitë Tiranës.

Deputetja Vasilika Hysi tha sot për mediat se “kandidati i Saliut për Bashkinë e Tiranës nuk mund të luajë teatër me të drejtat e minoritetet rom”.

Ajo solli në vëmendje të opinionit ngjarjen e disa javëve më parë, kur 45 familje rome u shpërngulën me forcë nga banesat e tyre.

“Sot, kandidati i Saliut për Bashkinë e Tiranës, nuk mund të dalë e të luajë teatrin e radhës duke u hequr sikur merakoset për hallet e komunitetit rom. Ishte, ky njeri që si Ministër i brendshëm nuk bëri asgjë për të mbrojtur 45 familjet rome që u sulmuan për ditë me radhë, në mes të Tiranës, nga banditë të armatosur dhe u detyruan të shpërngulen me forcë nga banesat e tyre”, tha Hysi.

Sipas saj policia që drejtohej nga Basha, “jo vetëm ndenji duarkryq, ndërkohë që familjet rome i nënshtroheshin dhunës, kërcënimeve dhe djegies së banesave të tyre, por që u përpoq ta fshihte këtë ngjarje, duke ngjallur reagimin e ashpër të medias, shoqërisë civile dhe të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe fillim të procedim gjyqësor ndaj personave që me veprimet e tyre ushtruan dhune dhe e lejuan atë”.

Deklarata e saj përkon me Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Hyshi shtoi se “familjet rome të shpërngulura dhe gjithë qytetarët, shqiptarë nuk kishin nevojë të shohin teatër, por prisnin që kandidati i Berishës për bashkinë e Tiranës të kërkonte ndjesë publike për heshtjen e treguar dhe që nuk mbrojti familjet rome të dhunuara”.

Ajo shtoi se e vetmja rrugë për Tiranën dhe Shqipërinë është Partia Socialiste.

a.k/NOA

KOMENTE