Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Rrethohemi nga sekserë dhe matrapazë
English

Kryetarja e Gjykatës së Lartë: Rrethohemi nga sekserë dhe matrapazë

Tiranë, 8 prill, NOA – Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj ka kërkuar nga gjithë gjyqtarët në vend respektimin e ligjit dhe shmangien e rasteve abuzive në dhënien e drejtësisë. Me tone të ashpra, në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Beçaj ka folur hapur për problemet që ka sot drejtësia.

“Gjej rastin t`ju bëjë një thirrje të fortë: Te mos biem preh e mashtrueseve, spekulantëve, sekserëve, matrapazëve, ndërmjetësuesve të çdo kategorie, të cilët fatkeqësisht janë jo të pakët në numër dhe na rrethojnë në të katër anët. Publiku dhe të gjithë faktorët politike, shoqëror, ligjor duhet të denoncojnë e të kontribuojnë për evidentimin dhe goditjen e tyre pasi rreziku i tyre është i madh”, tha Becaj.

Ajo u shpreh se drejtësia nuk ka kohë për të humbur dhe drejtësia duhet t’u sigurojë qytetarëve liritë dhe të drejtat e shkelura. “Liritë dhe të drejtat vetjake të sanksionuara në Kushtetutë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe dokumentet e rëndësishme Ndërkombëtare; të cilët (janë shkelur ose mohuar,) ti kerkojnë me forcë e ti gjejnë tek drejtesia që gjendet tek gjykatat e të trija shkallëve”, tha Beçaj.

Ajo ka theksuar se imazhi i drejtësisë po dëmtohet nga vonesat në dhënien e gjykimeve.

a.k.NOA

KOMENTE