Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Një grua në krye të shtetit, një moment historik për Kosovën
English

Topi: Një grua në krye të shtetit, një moment historik për Kosovën

Tiranë, 8 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të veçantë, ka uruar zonjën Atifete Jahjaga me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Është një moment historik për Kosovën dhe gjithë kombin shqiptar që në krye të shtetit zgjidhet një grua me integritet të lartë profesional dhe tepër të respektuar. Në emrin tim dhe të gjithë popullit shqiptar, uroj që të keni sukses të plotë në detyrën tuaj të lartë për të përballuar të gjitha sfidat që ka Republika e Kosovës drejt rrugës së përbashkët të integrimit të plotë euroatlantik!”, i shkruan ai presidentes së re.

Duke i shprehur bindjen e plotë se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve tona do të zhvillohen e intensifikohen më tej në të gjitha drejtimet, në të mirë të kombit tonë dhe paqes e stabilitetit në rajon.

n.e/NOA

KOMENTE