Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhixho: LSI, 11 qendra trajnimi për të rinjtë
English

Xhixho: LSI, 11 qendra trajnimi për të rinjtë

Tiranë, 8 prill, NOA - Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në njësinë bashkiake nr.5, Erisa Xhixho deklaroi sot, gjatë një takimi me student dhe studente të Universitetit të Tiranës, se do të hapen 11 qendra trajnimi për të rinjtë.

“Ne mendojmë që në buxhetin e Bashkisë të Tiranës do të ketë një zë të veçante pikërisht për kreditimin me interesa të ulëta të projekteve dhe ideve që ju do të keni, në mënyre që ti japim dorë çdo të riu të realizojë idenë dhe dëshirën e tij”, tha Xhixho.

Gjatë fjalës së saj, Xhixho u shpreh se kjo nuk është vetëm gara e saj personale por është gara e rinisë shqiptare, e energjisë së re rinore e cila dëshiron të marr në dorë fatet e veta.

Më pas duke treguar përvojën e saj si Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim si forumi më i madh dhe më i organizuar politikë në Shqipëri, Xhixho u shpreh tepër optimiste për nivelin e përfaqësimit të këtij forumi në zgjedhjet e 8 majit.

“LRI-ja si një forumi më i madh rinor politik ne vend sot përfaqësohet në mënyrë mjaft dinjitoze në listat për kandidat dhe këshilltar në zgjedhjet vendore. Në qoftë se ju kuptoni energjinë që ju keni, forcën që ju keni, atë vendosmëri që ju karakterizon do të mund të realizoni gjëra që sot janë të pa mundura”, tha Xhixho.

a.k/NOA

KOMENTE