Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat, Obama ka manipuluar fotot
English

Akuzat, Obama ka manipuluar fotot

SHBA, 9 prill, NOA – Dy foto të presidentit Amerikan Barak Obama janë duke bërë xhiron e botës, pas denoncimit që ka bërë gazetari politik i djathtë Jack Cashill. Ai ka hedhur në treg idenë se fotoja e Obamës që u prezantua në fushatë elektorale me gjyshërit e tij nga nëna, është një montazh.

Cashill ka sjellë një foto të ngjashme dhe argumenton se Obama dhe stafi i tij e kanë manipuluar me fotoshop, për të krijuar idenë se kandidati për president është rritur në SHBA dhe ka pasur marrëdhënie të mira me prindërit.

Kjo ide ka gjetur mbështetjen e njerëzve që besojnë në idetë konspirative dhe që mendojnë se Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në foton e parë paraqitet, pamja që Obama e ka publikuar në librin e tij dhe që u bë publike dhe gjatë fushatës elektorale, për të treguar lidhjen e tij me prindërit e nënës. Fotoja është bërë në Universitetin Kolumbia në SHBA.

Në foton e dytë, janë vetëm prindërit e nënës së tij, Armour Dunham e Madelyn Lee Payne Dunham, dhe sipas Cashill mbi këtë foto është bërë montazhi.

a.k/NOA

KOMENTE