Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Votoni alternativën për Pogradecin, qendër turistike mbarëbotërore
English

Berisha: Votoni alternativën për Pogradecin, qendër turistike mbarëbotërore

Pogradec, 9 prill 2011, NOA – Koalicioni “Aleanca për qytetarin” çeli fushatën elektorale në Pogradec, duke prezantuar mes mijëra simpatizantëve pogradecarë kandidatin për kryetar bashkie të qytetit të Pogradecit, studiuesin prof.dr. Luan Topçiu. Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të Pogradecit që në 8 maji të votojnë Luan Topçiun për ta shndërruar Pogradecin në krye të destinacioneve turistike dhe për ta shpallur atë pasuri të mbarë botës.

Duke prezantuar kandidatin Topçiu kryeministri Sali Berisha deklaroi se është i nderuar që prezanton si kandidat të koalicionit Luan Topçiun, njeriun që sikundër tha ai do të bëjë që Pogradeci i kësaj dekade të jetë një nga qendrat më të mëdha turistike të Shqipërisë.

“Unë vij sot tek ju me kënaqësi të madhe, sepse viti që shkoi ishte juaji, viti i Pogradecit, viti i miqve tuaj nga mbarë bota. Pogradeci është qyteti me të cilin Shqipëria është shpallur e bukura e dheut”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Kryeministri premtoi se qyteti që ka në shpirt liqenin e mrekullueshëm do të bëhet një qendër e vërtetë turizmi prej investimeve të qeverisë që kanë si prioritet që qyteti të fitojë statusin e vendeve të preferuara turistike për thithjen e sa më shumë turistëve vendas e të huaj.

Shefi i qeverisë tha se qeveria e tij në këto vite ka investuar për Pogradecin 50 herë më shumë se në tetë vitet e mëparshëm të qeverisjes socialiste.

“Kemi ndërtuar 80 km rrugë dhe zotohem se gjatë katër viteve do të asfaltojmë e ndërtojmë çdo rrugë të qytetit e fshatrave tuaj. Në katër vitet që vijnë do të ndërtojmë e rindërtojmë çdo shkollë në këtë vend e do të sjellim 24 orë ujë në rrethin tuaj”, garantoi kryeministri.

Shefi i ekzekutivit theksoi se për qeverinë e tij gjëja më e çmuar është koha, andaj nënvizoi kryeministri “ne bëjmë gjithçka që të kursejmë kohën tuaj dhe me tunelin Tiranë-Elbasan ne sjellim Tiranën në Pogradec dhe anasjelltas Pogradecin në Tiranë ne kursejmë gjysmën e kohës suaj, duke bërë që Pogradeci të afrohet shumë më tepër me Tiranën”, tha zoti Berisha.

Kryeministri garantoi se një nga veprat e kryebashkiakut të ri të Pogradecit do të jetë shëtitorja e Tushemishtit.

“Kjo është alternativa jonë, e interesave tuaja, e halleve e derteve tuaja, e një Pogradeci tërësisht evropian, alternativa e Pogradecit me liqenin e tij, tha kryeministri duke shtuar se trojet e Pogradecit do të jenë së shpejti pasuri botërore e UNESCO-s.

Ai ironizoi kundërshtarin e tij Edi Rama duke theksuar se “alternativa e rrugës së vetme, e rrugës pa kthim, është ajo që shqiptarët provuan tragjikisht për 45 vite”.

Më pas kandidati për kryetar bashkie në Pogradec prezantoi për qytetarët e Pogradeci programin e tij për zhvillimin e qytetit të Pogradecit, ku prioritet do të ketë turizmi, infrastruktura rrugore, ajo në arsim, kulturë, zhvillimi i bizneseve në Pogradec me qëllimin që Pogradeci të thithë sa më shumë turistë.

mit/NOA

KOMENTE