Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 9 prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 9 prill 2011

Tiranë, 9 prill NOA – EDICIONI I PARË- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e SHTUNË, 9 prill 2011. Informacioni në këtë rubrikë është i programuar në dy edicione. Edicioni i dytë do të publikohet në orët në vijim.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al

E përditshmja “Mapo” hapet me titullin kryesor; “Zbardhet filmimi me dy atentatorët e Tan Lepurit”, i cili flet për filmimin që ka bërë një kamer sigurie, e një banke, afër vendit ku ndodhi atentati i Dritan Avllajt, ose i njohur ndryshe si Tan Lepuri.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “Arjan Konomi: Dashuria e Mirjetës për Marjelin, si ajo e një kone”, “Çani i jep notën 9 Çiljetës për të mbathurat”, “Rakipi: Sondazhet, nuk mjafton emri i partisë për të fituar një bashki”, “DASH: Ja problemet e Shqipërisë më 2010”.

Gazeta “Standard” hapet me titullin kryesor; “A humb Rama?”, i cili është një analizë e gazetës që pasqyron disavantazhet e kandidatit të opozitës, Edi Rama.

Disa tituj te tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Enveri i tregoi Stalinit planin e luftës mes grekëve dhe jugosllavëve”, “Premtimi i Bashës; Do të heq 60 taksa për biznesin”, “Bojkoti, reflektimi i PS, rikthehet pas 6 muajsh në KQZ”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “Dorëzohet, PS rikthehet në KQZ”, i cili pasqyron vendimin e anëtarëve të opozitës për të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Basha: Kartë studentore në vjeshtë, ja privilegjet që do të kenë të rinjtë”, “Kryeministri: Ramën në krye të PS e solli Nano dhe Berisha”, “Harasani: Rama duhet të nxjerrë mësime nga gabimet”, “Gjeniu i vogël, tjetër hap i madh i fëmijëve në TV Klan”.

E përditshmja “Metropol” ka si argument kryesor; “Gjyqtarët nuk heqin dorë nga imuniteti, rinisin debatet”, i cili flet për Konferencën Kombëtare Gjyqësore dhe debatet që janë bërë për çështjen e imunitetit.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Taksat vendore, lista e gjithë tarifave për Tiranën”, “PR hap fushatën, Basha: Respekti për pronën është respekt për qytetarët”, “Posterat, në Tiranë vetëm imazhe të Bashës dhe të Ramës”.

E përditshmja “Ballkan” ka si argument kryesor; “Opozita thyen bojkotin, Subashi: U rikthyem për të normalizuar situatën”, “Të përndjekurit, ja listat e pagesave të radhës”, “Kërkohet shkarkimi i Spahiut”, “DASH: Politika presion mbi gjykatat dhe median”.

a.k/NOA

KOMENTE