Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Update - Pasqyra e Shtypit, 9 Prill 2011
English

Update - Pasqyra e Shtypit, 9 Prill 2011

Tiranë, 9 Prill, NOA/ EDICIONI I DYTË - Gazetat shqiptare flasin për rikthimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të 3 anëtarëve opozitarë që bojkotuan punimet, pas presionit ndërkombëtar, duke vendosur kushtet e tyre.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Rinis debati/ PS rikthehet në KQZ, gjobiten prefektët”, i cili flet për vendimin e marrë nga anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për t’iu rikthyer punimeve të tij.

“Ermela e Big Brother: Do jem prezantuese e Portokallisë, Ergysi nuk denjoi të më jepte dorën”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Studimet në Itali/ Kriteret dhe afatet e aplikimit”; “Zgjidhen 2 anëtarë të KLD-së, përjashtohen dy gjyqtarë”; “Raporti i SHBA: Parlamenti, jo plotësisht funksional” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kandidati ‘fluturues’”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete lëvizjet e fundit në shtetet e huaja të kandidatit demokrat për Tiranën, Lulëzim Basha. 25 fluturime jashtë vetëm në 11 muaj dhe rreth 90 ditë jashtë.

“Rrëfimi i Marjelit: Kështu mami më la të mirë për Mirjetën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Zbulohet vendimi i gjykatës, ja pse mbahet në burg motra e Ermelës së Big Brother”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Kreditë pa garanci, nën hetim drejtori i Bankës/ Oficerët në zyrën e kreut të ‘Tirana Bank’: Mos u largo nga Shqipëria”, i cili citon të dhëna mbi hetimin ndaj kredive të dhënë nga ky institucion bankar.

“SHBA: Korrupsioni qeveritar, ende i pazgjidhur” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për situatën në Shqipëri.

Kurse “Hashashi, Burgaj: Do ta bëjmë zap Lazaratin” flet për deklaratat e kryepolicit për fushatën anti-kanabis.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita, kthim me kushte në KQZ”, i cili tregon sesi anëtarët e opozitës janë rikthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas presionit ndërkombëtar, duke vendosur kushtet e tyre.

“Atentati ndaj ish-deputetit, përplasje prokurori-polici” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Shtrëngohet part-time, diploma njehsohet me Ditën”, “Hidhet në erë, hekurudha e fabrikës së çimentos” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Dorëzohet PS, rikthehet në KQZ”, i cili pasqyron vendimin e opozitës për të rikthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 3 anëtarët e saj që bojkotuan pak ditë më parë punimet e tij.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kryeministri: Ramën në krye të PS-së, e sollën Nano dhe Berisha”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Harasani: Rama duhet të nxjerrë mësime nga gabimet”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 9 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE