English

Holandë, të shtëna në një qendër tregtare

Amsterdam, 10 Prill NOA – Gjashtë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në një qendër tregtare në Alphen aan den Rijn, një qytet 42 kilometër në jug-perëndim të Amsterdamit, në Holandë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë autoritete përkatëse në qytet. Në mesin e viktimave me sa duket ka qenë dhe vetë autori, i cili është vetëvrarë.

Këtë lajm e kanë referuar dëshmitarë të shumtë për Radio 1.

Personi në fjalë është futur në qendrën tregtare të Ridderhof dhe ka nisur të qëllojë në mënyrë të çmendur ku në fund është vetëvrarë.

r.b/NOA

KOMENTE