English

Juve-Roma: shkëmbim Buffon-Menez

Torino, 10 Prill NOA - Është kthyer në modë orët e fundit, shkëmbimi i mundshëm mes Juventusit dhe Romës. Diçka e tillë, duhet thënë se ka ardhur si pasojë e periudhës jo të mirë që po kalojnë në ekipet respektive, Gigi Buffon dhe Jeremy Menez.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, mes drejtuesve të dy ekipeve ka pasur kontakte në lidhje me këtë marrëveshje.

Ajo çka mbetet ende për tu sqaruar janë detajet ekonomike. Për tu theksuar është se Roma ka një pëlqim dhe për portierin tjetër të Juventusit, Storari.

r.b/NOA

KOMENTE