English

Motorola Droid X2, imazhe dhe të dhëna paraprake

SHBA, 10 Prill NOA - Përshkrime të reja dhe imazhe paraprake të Motorola Droid X2, një nga smartphonët e ardhshëm me sistem operativ Android i shtëpisë prodhuese në SHBA.

Celulari i cili ka marrë dhe aprovimin e FÇ, me shumë mundësi do të dallohet nga një procesor i fuqishëm Nvidia Tegra 2 dhe arkitekturë Dual Core.

Ai do të karakterizohet nga një ekran me prekje me një madhësi 4.3 polësh në formatin qHD. Për sa i përket pamjes së jashtme, ai do të jetë tepër i ngjashëm me precedentin e tij Motorola Droid X.

r.b/NOA

KOMENTE