English

Urgjent, zjarr në Tiranë pranë kryegjyshatës bektashiane

Tiranë, 10 prill 2011, NOA – Vetëm pak minuta më parë flakët e zjarrit kanë përfshirë një ndërtesë të banuar pranë Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë. Burime nga vendngjarja bënë me dije se zjarri ra mbi një ndërtesë tri-katëshe që ndodhet pranë selisë së kryegjyshatës.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikëseve, që kanë bërë të mundur në një kohë të shpejtë shuarjen e flakëve, të cilat kërcënonin edhe ndërtesat përreth dhe jetën e banorëve.

Mësohet se nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE