English

Ata që ju quajtën kokëpalarë sot ju kërkojnë votën

"Motra dhe vëllezër, Sali Berisha thotë se vjen përpara publikut me premtime jo me sharje. Po kush e ka harruar baltën e derdhur lumë mbi opozitën. Kush e quajti popullin kokpalarë?! Kush nuk e di se sot ai po premton ato që nuk i bëri për 6 vjet që është në pushtet?!"

Nga Valentina Leskaj*

Motra dhe vëllezër, të Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Shpatit, Dumresë, Gostimës, Klosit e Mollasit, Shmilit, Paprit, Funarit Bradasheshit, Treganit, Gracenit. Faleminderit që jeni sot këtu më të shumtë se kurrë, e më të vendosur se kurrë në celjen e fushatës së fitores së PS dhe Aleancës për të Ardhmen në Bashkitë e Komunat e Elbasanit. Sot e gjithë Shqipëria ka një motiv të fortë për t’i thënë kurrë më këtij regjimi, po Elbasani edhe më shumë.

Elbasani edhe më shumë sepse është rrethi me:

- papunësinë më të lartë,

-me varfërinë më të lartë,

-ndotjen e mjedisit më të lartë,

Motra dhe vëllezër, Sali Berisha thotë se vjen përpara publikut me premtime jo me sharje. Po kush e ka harruar baltën e derdhur lumë mbi opozitën. Kush e quajti popullin kokpalarë?! Kush nuk e di se sot ai po premton ato që nuk i bëri për 6 vjet që është në pushtet?!

Të gjithë e kanë parë se si i ktheu këshilltarët lokalë, të tij e të Ilirit, në detashment bllokues për buxhetet e bashkive duke penalizuar qyetarët vetëm e vetëm se bashkitë janë socialistë. Nuk gjen një rast të dytë në botë që kreu i qeverisë të bllokojë buxhetet për njerëzit e vendit të tij.

Ky është cinizëm i pashoq! E kemi parë të bllokojë projekte e punët e qeverisjes vendore në Tiranë, Durrës, Korcë e Elbasan. Sot mban peng projektin e fushës së plehrave këtu në Elbasan, duke e kthyer në zonë kanceroze për qytetin? Sikur të mos mjaftonte metalurgjija, cimentot e prerja e pyjeve si burim sëmundjesh. Njerëzit nuk mund t’i harrojnë bëmat e këtyre 6 vjet qeverisje të Saliut, sepse pasojat kanë lënë gjurmë në jetët e tyre. Ndaj sot nuk është koha të na shesë si të reja premtimet e vjetra e të pambajtura, po të japë llogari për kostot që paguajnë shqiptarët prej qeverisjes së tij.

Bashkë me Ilirin, këto ditë na premtojnë punësim edhe këtu në Elbasan, kur duhet të japin llogari për 1 milion të papunët. Sot është koha të japë llogari për rrënimin ekonomik të familjeve, për rritjen e cmimeve të ilaceve, të ushqimeve e kostot e shërbimeve. Të japin llogari për abuzimet me pronat e pasuritë e popullit. Për vrasjet e qytetarëve të pafajshëm që protestuan për bukën e gojës e liritë njerëzore.

Kush mund t’i besojë më premtimet e këtyre?! Askush! Motra dhe Vëllezër. Ne të gjithë bashkë jemi të ndërgjegjshëm për peshën që ka Vota e 8 Majit. Kjo nuk është votë për bashkinë apo komunën. Kjo është vota për të ndalur të tatëpjetën që ka marrë vendi nga qeverisja e Berishës. Është vota që i hap rrugën modelit Europian të zhvillimit të vendit .

Jam e sigurt se Elbasani simbol i vlerave njerëzore dhe civilizimit të hershëm do t’i thotë: Jo pushtetit të premtimeve të pambajtura, jo grabitjes së pasurisë, jo modelit të varfërimit e nëpërkëmbjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Sot e vetmja rrugë është Partia Socialiste. Është e vetmja rrugë sepse për Partinë Socialiste të parët janë njerzit e vuajtur të këtij vendi. Është e vetmja rrugë sepse është alternativa që ofron një model europian zhvillimi për bashkitë dhe komunat. Sot të gjithë e dinë se me Edi Ramën, Partia Socialiste, jo vetëm e ngriti nga balta ku e kishte zhytur PD Tiranën, po futi një filozofi të re që i hapi rrugën modelit të ri në qeverisjen vendore.

Qeverisjen për qytetarin. Modelin e Edi Ramës e gjen sot në Elbasan në drejtimin e Qazim Sejdinit, që i dha frymëmarrje qytetit, nxorri në dritë vlerat e Kalasë dhe të qytetërimit të lashtë elbasanas Qazim Sejdini vjen në një mandat të dytë me një vizion e projekt të qartë mbi zhvillimin e qytetit, që do ta bëjë Elbasanin ashtu si e dëshirojnë dhe meritojnë njerzit e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Sot cdo elbasanas pavarësisht nga mosha, rraca, gjinija, përkatësia fetare a politike, cmon te Qazimi njeriun ,mikun, administratorin e përkushtuar. Ndaj në 8 Maj Qazimi është përsëri Kryebashkiaku i Elbasanit.

Motra dhe vëllezër, Ne jemi fituesit sepse populli i Elbasanit e di nga është e drejta, e cmon nga merr udhë e ardhmja ndaj do votojë Partinë Socialiste do votojë Aleancën për të Ardhmen. Në 8 Maj do festojmë fitoren e thellë

*Fjala e deputetes së PS-së, Valentina Leksaj gjatë hapjes së fushatës në Elbasan

KOMENTE