English

Dako premton investime të reja në Durrës

Durrës, 11 prill, NOA - Projekti për zhvillimin e Durrësit ka qenë në qendër të një serie takimesh që ka zhvilluar Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me banorët e lagjeve nr. 8 dhe 10. Kryebashkiaku ka zhvilluar një seri takimesh derë më derë me banorët e këtyre lagjeve nga të cilët ka marrë vlerësime për punën e kryer në këto katër vite për Durrësin në përgjithësi, por edhe për këto dy lagje në mënyrë të veçantë.

Dako tha se, “në lagjen nr. 8 janë shtruar: 1929 metër linear rrugë, janë sistemuar 11. 021 m2 rrugë dhe sheshe, është sistemuar rrjeti i kanalizimeve të Ujrave të Bardha në 796 metër linearë dhe ai i Ujrave të Zeza në 1266 metër linearë. Po kështu rrjeti i ujësjellësit është rregulluar në 600 metër linearë, si dhe janë vendosur edhe 30 shtylla ndriçimi në rrugë dhe sheshe të kësaj lagjeje. Bashkia e Durrësit ka investuar rreth 42.453.044 lekë nga fondet e veta në këtë lagje, në mënyrë shumë profesionale dhe të përgjegjshme”.

Ai premtoi se vitin e ardhshëm do të kryhet rikonstruksioni i plotë i dy rrugëve të tjera në këtë zonë. Kryetari i Bashkisë Dako, pasi ka dëgjuar vlerësimet e qytetarëve, por edhe kërkesat e tyre, ka nënvizuar se projektet e realizuara deri më tani nuk kanë sjellë vetëkënaqësi në punën e Bashkisë, por ato nxisin projekte të reja konkrete për katër vitet që vinë.

“Puna dhe vetëm puna në shërbim dhe në interes të qytetarëve është lajtmotivi ynë. Puna, por dhe besimi në alternativën tonë politike të PS-së dhe të aleatëve të shumë të saj saj, është e vetmja rrugë për të vijuar ndryshimet e mëdha në qytetin tonë”, ka deklaruar Dako.

Takim entuziast Dkoa ka pasur dhe me banorët e lagjes nr. 10. Kryebashkiaku Dako ka rezervuar gjatë këtij turi takimesh derë më derë edhe një takim mjaft të veçantë me disa nxënës, banorë të lagjes nr. 10, të cilëve u ka premtuar ndërtimin e një fushe të vogël futbolli me fondet e Bashkisë. Kryebashkiaku ka premtuar se si deri më sot, Bashkia, nën drejtimin e tij, do të mbajë të gjitha premtimet e bëra edhe në 4 vitet që vinë, duke pasur në themel filozofinë e shndërrimit gjithnjë e më shumë të qytetit të Durrësit në Portën e Perëndimit për Shqipërinë dhe në portën e mikpritjes për industrinë e turizmit.

a.k/NOA

KOMENTE