English

Kapet i akuzuari për vjedhje, prokuroria kishte nxjerrë urdhër-ndalimi

hkodër, 11 Prill, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë mundur të kapin dhe ndalojnë 28-vjeçarin David Lazri, banues në lagjen “Tre heronjtë” të këtij qyteti.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë për arsye se i lartpërmenduri ka qenë person i shpallur në kërkim sepse prokuroria e Shkodrës me datë 05.03.2011, ka vendosur ndaj tij urdhër-ndalimi, për veprën penale te “Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të të ndaluarit, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE