English

Manchester City mendon për Kaka

Angli, 13 Prill NOA - Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, e ardhmja e Kaka-së është gjithnjë e më larg nga Santiago Bernabeu.

Hipoteza e fundit e një ekipi për brazilianin është ajo e Manchester City dhe kjo duke parë se Real Madrid është shfaqur shumë e interesuar në blerjen e Yaya Toure.

Sulmi kundrejt ish mesfushorit të Barcelonës, megjithatë duhet thënë se është tepër i komplikuar.

Për sa i perkat Kaka, ai mund të bëhet pjesë dhe në marrëveshjen që do të çojë përfundimisht Adebayor tek Reali, duke parë që Murinjo ka vendosur ta ketë atë në skuadër.

r.b/NOA

KOMENTE