English

Aksident në Zall-Herr, vdes një person

Tiranë, 15 prill, NOA – Një i ri ka gjetur vdekjen paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në në Zall-Herr, ku motori me të cilin udhëtonin dy të rinj, Bledar Lami dhe Genci Lami është përplasur me një kamion.

Përplasja ka qenë fatale për Bledar Lami, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që plagë të rënda ka marrë dhe personi tjetër që ndodhej në motor, Genci Lami.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në Spitalin Ushtarak Genci Lamin për të marrë ndihmën e shpejtë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë aksidentin fatal.

a.k/NOA

KOMENTE