Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu takon Becaj: Çelësi i së ardhmes së Shqipërisë, sistemi gjyqësor
English

Arvizu takon Becaj: Çelësi i së ardhmes së Shqipërisë, sistemi gjyqësor

Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë Aleksandër Arvizu dhe Cindy Eldridge eksperte e çështjeve për drejtësinë gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj.

Ambasadori i SHBA-ve është shprehur se Shqipëria si pasojë e periudhës së tranzicionit qe ajo po kalon, ka akoma shumë sfida përpara saj, por çelësi më i rëndësishëm në suksesin e së ardhmes së Shqipërisë është pikërisht sistemi gjyqësor.

“Nëse do të arrihet të përballohen me sukses sfidat, jam i sigurt se e ardhmja e vendit tuaj do të jetë shumë e ndritur”, deklaroi Arvizu.

Më tej ai e falenderoi Beçaj për gatishmërinë e treguar nga Gjykata e Lartë për të bashkëpunuar, duke pranuar sugjerimet e ekspertëve amerikanë dhe duke punuar përkrah tyre në funksion të përmirësimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Nga ana e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Becaj pasi e ka uruar ambasadorin Arvizu për detyrën e tij në Shqipëri ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme që Qeveria Amerikane i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit në vendin tonë.

Ndër të tjera, Kryetarja e Gjykatës së Lartë theksoi se gjyqësori shqiptar është i mobilizuar për të çuar përpara misionin e tij të shenjtë në dhënien e drejtësisë.

Becaj theksoi se është e domosdoshme marrja e mbështjetjes së duhur nga dy pushtetet e tjera me qëllim që pushteti gjyqësor të ketë garancitë për të ushtruar funksionet dhe kompetencat e tij në mbështetje të interes të gjërë publik.

Kjo mbështetje theksoi ajo, duhet të fokusohet kryesisht në dhënien e mbështetjes për reformat në drejtësi

Si një pengesë të dukshme ajo evidentoi edhe mosmiratimin e Ligjit të Konferencës Gjyqësorë Kombëtare.

“Duhen gjetur mënyrat më efikase për t’i kthyer publikut besimin tek drejtësia. Ne duhet të bëjmë për vete qytetarin duke i treguar atij se e drejta kërkohet në dyert e gjykatës dhe jo nëpërmjet rrugëve të paligjshme”, deklaroi Becaj.

Më tej ajo e garantoi ambasadorin e SH.B.A-ve se pushteti gjyqësor respekton maksimalisht punën e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe medias, duke shtuar për domosdoshmërinë e reciproritetit, pë të çuar përpara reformat në vend.

a.y/NOA

KOMENTE