Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulku: Rama kryebashkiaku që shkurton 2 vite jetë
English

Bulku: Rama kryebashkiaku që shkurton 2 vite jetë

Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Deputetja demokrate Rajmonda Bulku, gjatë ditës së sotme shprehu shqetësimin e saj lidhur me mungesën e hapësirave të gjelbra dhe mungesën e parqeve në kryeqytet.

Në një dalje për mediat ajo tha se, “Sot Tirana ka shumë pak vende apo parqe ku mund të luajnë fëmijët, ku familjet të mund të kalojnë kohën së bashku dhe ku njerëzit të luajnë apo të ushtrojnë sporte të ndryshme”.

Sipas saj mungesa e këtyre hapësirave bën që Tirana të mos jetë kurrë një qytet modern europian.

Më tej ajo tha se Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropë sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin.

“Një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit”, deklaroi deputetja demokrate.

Ajo theksoi se, aktualisht sipërfaqja e gjelbër, zë vetëm 2.7 m² për banorë, ndërkohë që Rregullorja e Urbanistikës përcakton se norma minimale e gjelbërimit duhet të jetë 7 m² për banorë.

Bulku tha se kryebashkiaku Rama interesohet vetëm për politikën kombëtare dhe ka lënë në harresë të përditshmen e qytetarëve, madje shtoi se për këto arsye është koha që të zgjidhet një kryebashkiak ndryshe.

Sakaq ajo shtoi se, “Mungesa e hapësirave të gjelbra po shkakton vërtetë një efekt negativ tek çdo burrë, grua dhe fëmijë në qytetin tonë. Fëmijët e Tiranës meritojnë një fëmijëri, jo një kryebashkiak që ka betonizuar thuajse të gjitha hapësirat publike të qytetit”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari21:27 - 15 Prill 2011
    Mungesa e hapesirave te gjelbra duhet te jete me teper nje ironi sesa nje fakt. Hapesirat jane krijuar tashme dhe ne po jetojme me nje frymemarrje me lire. Shkurtimi i jetes ne dy vjet duhet te jete per periudhen e kohes qe po behet tramvaji qe do ta ushqejme me vaj ulliri. Kjo eshte kurora dhe frymemarrja ne te ardhmen.
  • piperka18:29 - 15 Prill 2011
    Zonja BULKU kam patur admirim kur ishit aktore. Per politike nuk vlen ,ndaj kthehu ne rolet e tu se do te gezosh me teper respekt.me nderime nje fans i roleve tuaja. EDI ESHTE ED NUK SHKURTON JETE ,POE ZGJAT JETE