English

Gotovina dënohet me 24 vite burg

Hagë, 15 prill, NOA - Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi e ka shpallur fajtor ish gjeneralin kroat Ante Gotovina për krime kundër njerëzimit.

Trubunali e dënoi Gotovinën me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbë nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995. Gotovina u shpall fajtor për orkestrimin e vrasjes së dhjetëra njerëzve, si dhe bombardimin e disa fshatrave dhe qyteteve në Krajinë gjatë luftës në Kroaci.

Ish gjenerali kroat nuk është deklaruar fajtor. Gjykata u e shpalli fajtor edhe gjeneralin e dytë Mladen Markaç, të cilin e dënoi me 18 vjet burg. I akuzuari i tretë, Ivan Çermak, u shfajësua nga të gjitha akuzat. NOA/RFE

KOMENTE