English

Mata nën shënjestrën e Chelsea

Londër, 15 Prill NOA - Juan Manuel Garcia Mata sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Chelsea. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, sulmuesi i Valencias është drejt lamtumirës dhe destinacioni i mundshëm do të jetë pikërisht në Prmier League.

Me sa bëhet e ditur, Chelsea ka shfaqur një interes të madh për këtë lojtar dhe flitet se londinezët kanë ofruar një shifër prej 30 milionë euro për transferimit e tij.

Mbi këtë lojtar për tu theksuar është se Chelsea do të duhet të mposhtë dhe konkurrencën e Manchester United dhe Arsenal.

r.b/NOA

KOMENTE