Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtare- Maqedonia voton më 5 qershor
English

Zyrtare- Maqedonia voton më 5 qershor

Shkup, 15 prill 2011, NOA- Ditën e sotme Maqedonia ka zyrtarizuar kohën e saktë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Do të jetë data 5 qershor, dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pas shpalljes së bërë nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

“Sot në bazë të obligimeve kushtetuese, ndërsa në bazë të vendimit për shpërbërjen e parlamentit të cilën e votoi parlamenti e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 5 qershor 2011”, deklaroi kryeparlamentari maqedonas.

Veljanovski u bëri thirrje partive politike që të organizojnë një proces elektoral sa më të rregullt dhe brenda standardeve.

Ai u bëri gjithashtu thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e rregullt e procesit zgjedhor, duke thënë se pesha më e madhe qëndron tek ata.

Fushata zgjedhore fillon më 15 maj dhe ajo do të zgjas për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme.

a.y/NOA

KOMENTE