Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Të mobilizohemi për zgjidhjen finale (VIDEO)
English

Basha: Të mobilizohemi për zgjidhjen finale (VIDEO)

Basha prezanton kandidaten për Njësinë Bashkiake Nr. 5, Erisa Xhixho

Tiranë, 16 Prill 2011 NOA – Kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar kandidaten për kryetare të kësaj Njësie Bashkiake Nr.5, Erisa Xhixho.

[media id=329 width=600 height=400]

Gjatë prezantimit, Basha premtoi se pas 8 Majit qytetarëve do t'u ofrohet një Bashki dhe kryebashkiak i një lloji të ri, që do shohë dhe dëgjojë problemet e qytetarëve.

Konflikti politik nuk është rruga e zgjidhjes së problemeve, tha Basha.

Lulzim Basha shprehu në këtë takim, angazhimin dhe përkushtimin e tij për ndërtimin e unazës së madhe e cila çliron trafikun, përmirëson cilësinë e udhëtimit dhe të ajrit në Kryeqytet, sikundër hap mbi 5 mijë vende të reja pune.

Po kështu, Basha tha se do të ndërhyhet në lagjet e Tiranës për t'i asfaltuar dhe për të krijuar hapësira të gjelbra.

e.t/NOA

KOMENTE