Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Berat: Mos u merrni me disfatën e kalorësve të rrugës së vjetër
English

Berisha në Berat: Mos u merrni me disfatën e kalorësve të rrugës së vjetër

Berat, 16 prill 2011, NOA – Lideri demokrat Sali Berisha i ka bërë thirrje elektoratit të Beratit që në 8 maj të votojnë si kryetar bashkie Ilir Deçollin, kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, dhe jo atë të rrugës së vetme, që për Beratin garon me kryebashkiakun aktual Fadil Nasufi. Në mitingun e pasdites në Berat kryeministri Berisha i kërkoi zgjedhësve të Beratit që të votojnë alternativën e mazhorancës, të shndërrimit në realitet të ëndrrave dhe për të shtruar më tej rrugën e progresit e rimëkëmbjes së vendit.

Në këtë kontekst kryeministri Berisha ironizoi rishtas në fund të fjalës së tij alternativën e rrugës së vetme, duke i kërkuar beratasve të bojkotojnë disfatën e kalorësve të rrugës së vjetër.

“Ata nuk kanë projekte as për Beratin as për bashkitë e tjera të vendit, pasi e rëndësishme për ta është vetëm karrigia. Ky është muaji i projekteve i skicimeve për Beratin dhe për Shqipërinë prandaj unë ju kërkoj që të mos të merreni me dështimet e të tjerëve, por me projektet tona”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi votat e qytetarëve të Beratit për kandidatin Deçolli duke e cilësuar atë si njeriun human, djalin beratas, i cili do të ndryshojë pamjen e qytetit tradicional të njëmbinjë dritareve.

“Kam kënaqësinë që të prezantoj sot përpara jush humanistin dhe djalin baratas, i cili me votat tuaja të 8 majit do të jetë në krye të bashkisë së Beratit. Unë ju garantoj se me Deçollin në krye të bashkisë së këtij qyteti ne do ta shndërrojmë Beratin në qytet modern”, tha Berisha përpara banorëve të këtij qyteti.

Ai e cilësoi qytetin e Beratit si margaritarin në kurorën e bukurisë së këtij vendi, i cili sikundër premtoi kryeministri pasi u bë pjesë e trashëgimisë mbarë botërore të UNESCO-s do të bëhet i njohur në të gjithë botën.

“Ne ia dolëm që ta vendosim Beratin në listën e trashëgimisë botërore dhe tashmë do ta rindërtojmë do ta ndërtojmë atë duke e shndërruar në një nga polet më të fuqishme të indutrisë bujqësore dhe qendrës akademike në vend”, premtoi shefi i ekzekutivit.

Zoti Berisha rikujtoi se gjatë katër viteve qeveria ka ndërtuar në këtë rreth 430 km rrugë, ndërsa premtoi se “në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë të gjitha rrugët dhe akset e këtij qyteti”.

Berisha premtoi se në fund të muajit prill do të nisë nërtimi i aksit rrugor Berat- Lushnje, ndërkohë që sikundër tha Berisha ka përfunduar projekti i Boshtit të Jugut, i financuar në vlerën prej 430 milion dollarësh, një aks që synon të lidhë Beratin me Tepelenën.

“Berati shumë shpejt do të jetë një nyjë e rëndësishme e transportit në vend. Gjatë katër viteve kemi përfunduar së ndërtuari 48 shkolla në këtë rreth, ndërkohë që në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë shkolla në çdo fshat dhe lagje të tij. Kemi ndërtuar 18 ujësjellësa e kanalizime, ndërkohë që do të jenë 14 milion euro të tjera që do të financohen për furnizimin me ujë të pijshëm të Urës Vajgurore e Kuçovës, ndërsa 24 milion euro janë investuar në fushën e energjisë në këtë zonë”.

Berisha siguroi se fermerët e qarkut të Beratit do të jenë sërish në vëmendjen e qeverisë pasi do të subvensionohen nga ana e shtetit.

Sipas kryeministrit rëndësi parësore për qeverinë është që fermerët të ndërtojnë jetën e tyre dhe të shkëputen varfëria për të ecur drejt prosperitetit.

“Në rrugën tonë nuk e kemi patur të lehtë, pasi kemi patur lodhje dhe sakrifica, por kjo ka qenë një rrugë plot dinjitet, pasi ia dolëm të antarësojmë vendin në NATO dhe të fitojmë procesin e liberalizimit të vizave. Vite më parë ne ishim vendi me ekonomi të sëmurë dhe të falimentuar dhe sot jemi në krye të listës së zhvillimit, pasi kemi ulur papunësinë, kemi rritur pagat dhe pensionet, “tha shefi i partisë Demokratike Sali Berisha përpara simpatizantëve demokratë në Berat.

mit/NOA

KOMENTE