English

G20: Parandalimi i krizave ekonomike, të vendosen pragje alarmi për të gjithë

Uashington, 16 prill, NOA – Duhen ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar pabarazitë globale. Ky ka qenë konkluzioni kryesor në të cilin kanë arritur ministrat e Financave të 20 vendeve më të fuqishme ekonomikisht të botës, gjatë një takimi të posaçëm të mbajtur në Uashington.

Ai kishte si tema kryesorë diskutimi, pikërisht rreziqet e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe mënyrat për parandalimin e krizave ekonomike në të ardhmen.

E për to, u arrit në marrëveshjen e vendosjes së pragjeve të alarmit, për të zbuluar krizat e mundshme dhe për t'u rekomanduar vendeve të ndryshme masat në situata kritike.

Të prekura duhet të jenë nga këto teste madje edhe ekonomi të mëdha botërore SHBA, Kina dhe Japonia.

“Zhvillimi global, megjithë rreziqet ka ndërkohë një bazë më të gjerë. Ai mban vetveten dhe mund të mbështetet në një kërkesë më të fortë private, thuhet në deklaratën përfundimtare të takimit në Uashington”, thuhet në deklaratën përfundimtare të G20.

n.e/NOA

KOMENTE