English

Kolegji Zgjedhor rikthen në KQZ fletën e votimit

Tiranë, 16 prill 2011, NOA- Pas ankimimit nga ana e Partisë Socialiste për ndryshimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 8 majit, kolegji zgjedhor ka vendosur që ajo të ndryshohet.

Pas këtij vendimi fleta e votimit do të rishqyrtohet edhe njëherë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të plotësuar kërkesat e opozitës.

Ankimimi i selisë rozë, erdhi pas vendimit të KQZ-së, që në krah të emrit të kandidatit për kryebashkiak në kryeqytet, Edi Rama të vendoset koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo inicialet e Partisë Socialiste.

Nga ana e saj kjo parti kërkoi vendosjen e siglës së partive të koalicionit, pasi vendimi i KQZ-së kishte lënë në fletë vetëm siglën e “Aleancës për të ardhmen”

a.y/NOA

KOMENTE