English

Nxirret nga liqeni i Shkopetit trupi i pajetë i Tahir Alkut

E shtunë, 16 prill 2011, NOA- (Update) Pak minuta më parë është arritur të gjendet dhe të nxirret nga liqeni turpi i pajetë i Tahir Alkut.

Polumbarët të cilët nisën punën intensivisht ditën e sotme për gjetjen e tij në liqenin e Shkopetit, pas afro 24 orësh e kanë identifikuar atë.

Makina e mjekut Alku gjatë mesditës së djeshme doli nga rruga në aksin rrugor, Milot- Burrel duke përfunduar në liqen.

I zhdukuri në momentet e aksidentit po kthehej nga puna në drejtim të shtëpisë së tij, ndërsa sipas të dhënave paraprake mendohej që bashkë me të ka qenë edhe një pasagjer tjetër, por të dhënat e deritanishme nuk dëshmojnë për një fakt të tillë.

a.y/NOA

KOMENTE