Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 16 Prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 16 Prill 2011

Tiranë, 16 Prill, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi gjithçka që përmban raporti i parë zyrtar i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, mbi fushatën e deritanishme elektorale për zgjedhjet e 8 Majit.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Raporti i ODIHR/ Vëzhguesit: Fushata, tension dhe incidente”, i cili flet për raportin e parë të publikuar nga misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR për fushatën e deritanishme elektorale.

“Ermela e Big Brother ankohet se nuk i ka marrë 100 milionët, Marieli: Pushimet, jo me Mirjetën”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Universiteti i Tiranës, 5500 kuota part-time”; “Ramiz Alia: Pse i humba zgjedhjet në vitin 1991” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ilir Yzerii: Gabohesh zoti Ambasador!”, i cili citon reagimet e reja të kësaj gazete kundër qëndrimit të fundit të ambasadës amerikane për të ndërprerë raportet pas një shkrimi të botuar nga analisti Yzeiri kundër ambasadorit Arvizu.

“30 lokalet në Tiranë, ku mund të kalohet një drekë ideale” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Prokuroria: Si e rrëfeu e motra e Ermelës, të vërtetën e grabitjes”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “ODIHR: Incidentet po rrezikojnë zgjedhjet”, i cili citon përfundimet e nxjerra nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtare mbi fushatën e deritanishme elektorale në vend.

“Kandidati i PS, Gjok Jaku në Lezhë: PS do ta bëj qytet model” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një interviste të dhënë nga kandidati i Aleancës për të Ardhmen në qytetin verior.

Kurse “Vullnetarja: Fotot me Edi Ramën, si u rekrutova për posterin” flet për një rrëfim të veçantë të vajzës që shfaqet në posterat elektoralë socialistë.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Skema për deklarimin e pasurisë”, i cili do të plotësohet formulari për deklarimin e pasurisë nga shtetasit shqiptarë.

“SHKB, hetime për policët në fushatë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kompanitë greke, garuan me njëra-tjetrën”, “Para dhe tetraplegjikët, 48 orë në ngujim” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: Në pranverën e 2013, bashkojmë Tiranën me Elbasanin”, i cili pasqyron deklaratën e paraqitur dje nga kryeministri Berisha para qytetarëve elbasanas, në mitingun elektoral për prezantimin e kandidatit Durim Hushi.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta: Pushteti vendor, jo më peng i politikës”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Basha: Si do ta zhvilloj, arsimin dhe turizmin”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 16 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE