Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk mund të jem kryebashkiak në Itali, ka shumë demokraci
English

Rama: Nuk mund të jem kryebashkiak në Itali, ka shumë demokraci

Peskara, 16 prill 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar në Itali projektin e tij për zhvillimin e hapësirave urbane.

Në forumin e organizuar pasditen e djeshme në Pescara të Italisë, kryesocialisti dhe kryebashkiak Rama folur para një auditori prej 500 personash, në lidhje me punën e tij në Tiranë.

Rama ka folur për konceptin e tij për ngjyrat dhe për mënyrën sesi ndikojnë ato tek njerëzit. “Ngjyrat mund të intimidojnë më shumë sesa policia”, ka thënë kreu i Partisë Socialiste.

Në forumin “Demokracia me ngjyra” të organizuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Peskarës është diskutuar dhe për ndjekjen e modelit të ngjyrave dhe në qytetin italian.

Në lidhje me importimin e këtij projekti të ngjyrave dhe të fasadave, Rama ka theksuar se modeli i “Tiranës nuk është një shembull për t’u ndjekur, por për t’u diskutuar”.

Në formimin e organizuar në Peskara, Rama u është përgjigjur dhe pyetjeve të të pranishmëve.

I pyetur nëse do ishte dakord që të shkonte në Peskara për disa kohë si kryebashkiak, Rama duke bërë humor u shpreh se; “nuk mundej, pasi këtu ka shumë demokraci”.

Po dje kreu i PS-së ka zhvilluar dhe me drejtuesit e pushtetit vendor në këtë qytet italian. Gjatë vizitës në Itali, Rama shoqërohej dhe nga bashkëshortja Linda Rama.

a.k./NOA

KOMENTE